“Vila Franceze” është projektuar dhe ndërtuar në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar. Disa arkitektë francezë dhe shqiptarë kontribuan në të. Në atë kohë “Vila” duhej të shërbente si shtepi për ta në kohën e ndërtimit të hidroplanit të Komanit. Kështu ishte deri në fillim të viteve nëntëdhjetë, kohë kur komunizmi përfundoi në Shqipëri.
Pas kësaj, disa prona iu kthyen pronarëve të mëparshëm. Vila u ble nga vetë pronari. Z. Zef Hajdaraj.
Si te na gjeni ne
Hoteli & Kampingu “Vila Franceze” ndodhet përgjatë lumit Drin, në hyrje të zonës së Komanit, rreth 2 km larg Terminalit të Komanit, duke u nisur nga qyteti i Shkodrës. Vila është rinovuar në vitet 1980 dhe përbëhet nga një ndërtesë me 16 dhoma, e pajisur me tualet, një kuzhinë dhe dhomë ngrënie, një bar, si dhe një terren kampingu. Vila është e rrethuar me vreshta dhe pemë frutore dhe gjithashtu ka një serë ku rriten frutat dhe perimet e stinës.
Vila Franceze u ndërtua rreth viteve ’80. Regjimi komunist e projektoi këtë vilë që të vihej në shërbim të
inxhinierëve francezë, të cilët punuan për ndërtimin e Hidrocentralit i Komanit.
Me rënien e komunizmit, tokat ju kthyen pronarëve dhe në vitin ‘95 im atë e bleu Vilën Franceze,
meqenëse ishte ndërtuar në tokën e gjyshit. Në atë kohë kjo vilë ishte totalisht e shkatërruar dhe tokat
përreth të shkretuara. Me vizionin e një njeriu largpamës, si dhe me mbështetjen time morale dhe
ekonomike, im atë arriti ta kthente Vilën Franceze në një oaz të vërtetë. Ai, përveç restaurimit të
ambienteve akomoduese, punoi shumë për mbjelljen e tokave përreth me vreshta, arra, hurma dhe
pemë dekorative, si dhe përmirësoi infrastrukturën ujore, duke bërë të mundur peshkimin dhe lundrimin.
Vendasit e quanin Vila e Francezeve dhe ne vendosëm ta ruanim këtë traditë, duke qenë të bindur se
ajo vilë ka një histori që duhet t’u rrëfehet brezave.
Shërbimi i ofruar ishte i jashtëzakonshëm dhe qëndrimi ynë të ishte i këndshëm.
Vila Franceze
Sh25 Koman,
4013 Vau Dejes,
Shkoder, Albania
Tel.: +39 328 107 0139
vilafranceze1@gmail.com